Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Quni prezanton FHK-në në Samitin e rëndësishëm në Budapest

Administratori i Garave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Nikollë Quni, në fundjavë mori pjesë në një aktivitet shumë të rëndësishëm. Ai e prezantoi federatën tonë në Samitin e Ligave Evropiane të Hendbollit për Femra (WEHL).

Ky Samit është mbajtur këtë fundjavë në Budapest të Hungarisë, në kuadër të Final4 të Ligës së Kampionëve për hendbolliste.

Pjesë e Samitit ishin përfaqësues të federatave nacionale nga shumë vende anëtare të EHF-së. Gjatë Samitit janë shtjelluar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me hendbollin e femrave si: mbajtja e vajzave dhe grave në hendboll, zhvillimi i ligave dhe klubeve dhe shumë tema të tjera.

Në diskutimet me pjesëmarrësit e tjerë dhe para të pranishmëve të shumtë nga bota e hendbollit, Quni ka paraqitur shifra e fakte lidhur me hendbollin e femrave në vendin tonë si dhe synimet e planet për të ardhmen.

Zyrtari i federatës sonë ka përcjellë nga afër edhe ndeshjet e turneut final të Ligës së Kampionëve për hendbolliste.