Rahoveci e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të mërkurën mbrëma, Rahoveci fitoi 51:28 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Vëllaznimi ishte vendas, por ndeshja u zhvillua në Rahovec.
Granit Kadiri i shënoi 13 gola për “vreshtarët”. Nëntë i shtoi Lulzim Shabani, kurse tetë i kishte Mali Luzha.
Te Vëllaznimi nga nëntë gola i shënuan Ardi Halili e Florian Rexha. Tri i shtoi Daris Dibrani.
Kampioni në fuqi, Rahoveci, tani i ka 14 pikë nga tetë ndeshje. Kastrioti është i dyti me 12 pikë, por nga shtatë ndeshje të luajtura. Vëllaznimi është i katërti me 8 pikë. Ka katër fitore e tri disfata.