Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci e Kastrioti synojnë finalen, Prishtina e Besa Famgas barazim të rezultatit

Të shtunën janë ndeshjet e dyta gjysmëfinale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet takohen Prishtina dhe Rahoveci. “Vreshtarët” llogariten favoritë, ndërsa udhëtojnë për ta siguruar finalen.

Ndeshjen e parë, të luajtur të mërkurën në “Mizahir Isma”, Rahoveci e fitoi bindshëm, 47:30. Rahoveci e ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e parë, derisa Prishtina ishte e katërta.

Skuadra prishtinase do të bëjë maksimumin për të befasuar kampionin në fuqi.

Gjysmëfinalja e plejofit zhvillohet deri në dy ndeshje të fituara.

Rivalitet dukshëm më i madh ishte në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Kastriotit dhe Besa Famgasit. Të enjten në Ferizaj, Kastrioti fitoi 38:37, por vetëm pas vazhdimisht prej dhjetë minutave. Ekipi pejan ishte në epërsi gjatë gjithë kohës, ndërsa ferizajasit vetëm kanë barazuar. Barazuan edhe në fund të kohës së rregullt, ndërsa në vazhdime shfaqën më shumë për fitoren e madhe.

Ndeshja e dytë mes Besa Famgasit dhe Kastriotit zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Pritet tjetër ndeshje rivalizuese dhe e fortë deri në fund.

Në stinorin e rregullt Kastrioti ishte i dyti, ndërsa Besa Famgas e treta.