Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci e kërkon në Luksemburg suksesin evropian

Kampioni i Kosovës, Rahoveci, do të luajë në Luksemburg në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Rahoveci përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Dudelange.

Ndeshja e parë është të premten (nesër) nga ora 20:00, ndërsa e dyta të shtunën nga ora 20:30. Të dy ndeshjet zhvillohen në Dudelange.

“Vreshtarët” janë pajtuar që dy ndeshjet t’i luajnë në udhëtim, pasi palestra e tyre është e zënë për shkak të zgjedhjeve lokale.

Por Rahoveci e kërkon suksesin e radhës evropian.

Kjo skuadër debutoi në gara evropiane në edicionin 2022/2023.

Vjet në raundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Bocholtin belg. Në raundin e tretë u ndal nga skuadra rumune, Minaur Baia Mare.

Lajme tjera