Rahoveci është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Rahoveci i ka luajtur dy ndeshjet me Dudelangen në Luksemburg.
Të shtunën mbrëma, në ndeshjen e dytë, kampioni ynë pësoi me rezultat 45:27 nga skuadra luksemburgase.
Pak gjëra kanë funksionuar në lojën e Rahovecit, ndërsa është vërejtur mungesa e lojtarit kryesor, Egzon Gjuka. Ai mungoi për shkak të lëndimit.
Më efikasi te Rahoveci ishte Granit Kadiri me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Vlerson Zherka, pesë Hamdi Salihu, katër Ardit Tafilaj e tri Mali Luzha.