Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci kthehet te fitorja

Rahoveci është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë të xhiros së 11-të, Rahoveci fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 42:24.

Ndeshja u zhvillua në Gjakovë.

Lulzim Shabani ishte më efikasi te Rahoveci me 15 gola. 11 i shënoi Egzon Gjuka e shtatë Granit Kadiri.

Shtatë gola për Vëllaznimin i realizoi Luigj Kolaj. Pesë i kishte Çlirim Rama, kurse nga tri Ardi Halili e Bledar Morina.

Kampioni në fuqi, Rahoveci, është kthyer në vendin e parë me 18 pikë nga 11 ndeshje. Kastrioti po ashtu i ka 18 pikë, por nga dhjetë ndeshje. Vëllaznimi ka luajtur dhjetë ndeshje, kurse me 10 pikë mban vendin e katërt.

Të shtunën prej orës 19:00 është ndeshje mas Vushtrrisë e Besa Famgasit. Të dielën nga ora 19:00 takohen Prishtina e Llapi, kurse të hënën nga ora 19:30 takohen Kastrioti e Trepça.

Lajme tjera