Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci vazhdon me fitore në Superligë

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, “vreshtarët” fituan 38:30.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.

Rahoveci i ka katër fitore nga po aq ndeshje dhe udhëheqë në tabelë me 8 pikë. Trepça mbetet me dy pikë në vendin e shtatë.

Arbios Mushkolaj i shënoi 11 gola për Rahovecin, ndërsa tetë i kishte Granit Kadiri.

Te Trepça, gjashtë gola i shënoi Amar Mujka, kurse nga pesë i shtuan Orhan Duraku e Matheus Henrique.

Është luajtur edhe ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve mes Ulpianës dhe Shqiponjës.

Fitore me rezultat 36:18 shënoi Shqiponja e Gjakovës. Alma Nivokazi i shënoi 13 gola për Shqiponën. Tek Ulpiana nga gjashtë gola i kishin Bintou Oulare dhe Erza Canaj.

Lajme tjera