Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

RINCK Konventa – të martën fillon shkollimi për trajnerë

Nën koordinimin e ekspertit të mirënjohur kroat, Nenad Shoshtariq, të martën (nesër) fillon shkollimi për trajnerë të hendbollit për Nivelin II sipas RINCK Konventës.
RINCK Konventa është program zyrtar i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) për aftësimin e trajnerëve të hendbollit.
Niveli II organizohet për herë të parë në vendin tonë.
Shkollimi bëhet nga Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Moduli i parë, ku përfshihen lëndët profesionale, është prej 22 deri më 27 prill dhe prej 14 deri më 20 maj.
Moduli i dytë është prej 8 deri më 14 qershor, ndërsa moduli i tretë zhvillohet në vjeshtë.
Shkollimi sipas RINCK Konventës është i njohur në gjithë Evropën.
Prej edicionit të ardhshëm garues, 2025/2026, shkollimi sipas këtij programi është obligativ për të gjithë trajnerët kosovarë.

Pjesa toerike mbahet në Hotel Internacional Prishishtina & SPA

Programi i shkollimit

DataOraTemaformaLigjerues
22.04.20258:30Hapja  
9:00-10:30Analiza Kineziologjike e Hendbollit:
Historia dhe e tashmja e hendbollit.
TeoriIHF CCM LECTURER
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq
10:45-12:00Të ushqyerit e sportistëve-HendbollistëveTeoriProf.Dr.Jeton Havolli
12:15-13:30Analiza Kineziologjike e Hendbollit:
Rregullat e hendbollit
TeoriSherif Xhema EHF -Refer
14:00-15:15Elementë tekniko-taktik individual, grupor dhe kolektiv në mbrojtje-Stërvitje për mbrojtje agresive 6:0Praktik
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq
23.04.20258:30-9:45Teoria e treningut Sportiv: Orientimi i stërvitjes, vazhdimësia e stërvitjes, ciklit stërvitor, ngarkesa progresive gjatë stërvitjes dhe ndeshjeve, valëzimet e ngarkesësTeori
10:00-11.15Përgatitja taktike në hendboll :Përkufizimi i teknikës dhe ndarja bazë e teknikës në hendboll, struktura e lëvizjes së lojtarëve në hendboll, struktura e lëvizjes së lojtarëve pa dhe me top në sulmTeoriToni Colina EHF Master Coach
11:30-12:45Elemente  individuale, grupore dhe kolektive në mbrojtje dhe sulmTeoriIHF CCM LECTURER
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq
13:15-14;30Stërvitje individuale e lojtarëve fundor PraktikToni Colina EHF Master Coach
    
24.04.20258:30-9:45NutricionTeoriDr.Jeton Havolli
10:00-11:15Komunikimi dhe UdhëheqjaTeoriIHF CCM LECTURER
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq
11:45-13:00Elemente individuale tekniko-taktike me dhe pa top (pasim, kapje, gjuajtje, udheheqje, finta, qëndrime, finta pa top)PraktikToni Colina EHF Master Coach
13:15-14.30Lëvizjet e vazhdueshme në sulmPraktikIHF CCM LECTURER
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq
25.04.20258:30-9:45Elementet grupore tekniko-taktike të lojës në sulmTeoriToni Colina -EHF Master Coach
10.00-11:15Teorija e Trajningut Sportiv-Përmbajtja dhe ngarkesa e trajnimit, metodologjia e trajnimit, krijimi i planit dhe programit afatshkurtër, mikrociklit, trajnimi individualTeori
11:30-12:45NutricionTeoriDr. Jeton Havolli
13:15-14.30Përgatitja fizike e situatës specifike punë në ambiente të mbylluraPraktikIHF CCM LECTURER
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq
26.04.20258:30-9:45Elementet bazike  dhe gabimet e portierëve të rinjTeoriŽelimir Popović-EHF Master Coach
10:00-11:15Planifikimi dhe programimi- Plani vjetor i punës së ekipit elitar të hendbollit, plani dhe programi javor i punësTeoriIHF CCM LECTURER
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq
11:30-12:15Elementet grupore tekniko-taktike  te  lojes ne sulmPraktikToni Colina -EHF Master Coach
13:15-14.30Bazat e lëvizjes së portierit dhe pozicionimi sipas pozicioneve të gjuajtësvePraktikŽelimir Popović-EHF Master Coach
27.04.20258.30-10:30Analiza e  ndeshjeve gjysmëfinale të “FINAL4”  sipas detyrave që do t’u jepenTeoriIHF CCM LECTURER
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq
11:00-12:15Stërvitje praktike me portierë senior – Taktika e mbrojtjes me gjuajtjes drejt pozicioneve të gjuajtjesPraktikŽelimir Popović-EHF Master Coach
12:45-14:15Stërvitje individuale e lojtarëve të krahëve dhe lojtarëve të vijësPraktikIHF CCM LECTURER
Msc.EHF ACADEMIC MASTER COACH Nenad Shoshtariq