Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexha e fiton derbin me Shqiponjën

Shqiponja e Samadrexha kanë luajtur ndeshje të fortë të enjten në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Derbin e xhiros së katërt të Superligë së Kosovës e fitoi Samadrexha me një gol dallim, 27:26.

Samadrexhaset ishin në epërsi në shumicën e kohës. Por gjakovaret nuk janë dorëzuar duke e bërë ndeshjen interesante.

Jennifer Toledo Abreu e udhëhoqi Samadrexhën me nëntë gola. Gjashtë i shënoi Tina Hetemi e pesë Arona Krasniqi.

Ana Carolina Gonçalves dhe Nathalia Silva Fontana i kishin nga gjashtë gola për Shqiponjën.

Të dy skuadrat i kanë nga gjashtë pikë, por Shqiponja e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Ndërkohë Prishtina e shënoi fitoren e parë. E mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 41:27.

Kampioni, Istogu, shënoi fitore të pritur ndaj Ulpianës në Lipjan, me rezultatin 49:29.

Lajme tjera