Samadrexha ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha e fitoi derbin e xhiros së tetë. E mposhti Ferizajn me rezultat 24:19.
Samadrexha i ka shtatë fitore rresht dhe udhëheqë në tabelë me 14 pikë. Ferizaj është në vendin e katërt me tetë pikë nga gjashtë ndeshje.
Ferizajaset herët në ndeshje u shkëputën 5:2, ndërsa mbajtën epërsi deri në fund të pjesës së parë (10:9).
Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën vendase. Megjithatë, deri në minutën e 50-të u luajt ndeshje e barabartë. Më pas samadrexhaset nisën shkëputje. Pas rezultatin 19:18, vendaset shënuan pesë gola rresht për shkëputjen e madhe, 24:18.
Jennifer Toledo Abreu ishte më efikasja te Samadrexha me shtatë gola. Tina Hetemi i shënoi gjashtë, Fatiha Heimer pesë, Arona Krasniqi katër e Ardiola Surdulli dy.
Sevdanur Ozkan u shqua te Ferizaj me shtatë gola. Nga dy i shënuan Fetane Uzunlar, Luljeta Sopjani, Elsa Kongjeli, Mirjeta Dinolli, Lorena Matarova e Agnesa Hysa.