Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexha i luan dy ndeshje në Greqi

Samadrexha do të ketë punë të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.
Skuadra samadrexhase do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK. Të dy ndeshjet do të luhen në fundjavë në Greqi, përkatësisht në Veria-Thessalonikis.
Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:30, ndërsa e dyta të dielën nga ora 17:30.
Klubet janë pajtuar që dy ndeshjet të zhvillohen në Greqi.
Samadrexha u paraqit edhe vjet në raundin e dytë të Kupës Evropiane. U ndal nga skuadra portugeze, Colgaia.

Lajme tjera