Samadrexha është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Në fundjavë skuadra samadrexhase luajti dy ndeshje në Greqi me PAOK-un.
Pas disfatës në ndeshjen e parë, Samadrexha u mposht edhe të dielën, 34:20.
Arona Krasniqi e Jennifer Toledo Abreu ishin më efikaset te Samadrexha me nga gjashtë gola. Tina Hetemi i shtoi tri gola, derisa dy i realizoi Arlinda Maloku.
Përvoja në ndeshjet evropiane pritet t’i shërbejë Samadrexhës për garën kampionale dhe për Kupë të Kosovës.