Samadrexha e zhvilloi të shtunën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Në Veria të Greqisë, Samadrexha humbi 38:28 nga PAOK-u i njohur.
Tina Hetemi i shënoi 10 gola për Samadrexhën. Tetë i realizoi Jennifer Amanda Toledo Abreu. Arona Krasniqi u ndal në katër gola.
Ndeshja e dytë është menjëherë të dielën.