Po vazhdon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës.
Po zhvillohet Moduli III dhe përfundimtar i Nivelit II të shkollimit për trajnerë që bëhet sipas Konventës zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).
Të enjten trajnerët kanë pasur seancë praktike me Kombëtaren U16 të vajzave që është e grumbulluar në Prishtinë.
Seancën stërvitore e udhëhoqi eksperti i njohur kroat, Nenad Shoshtariq.
Po të enjten kishte edhe ligjeratë teorike për trajnerët. Ka ligjëruar eksperti turk, Murat Bilge.