Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Selektori Jesper Ostlund pas stërvitjes së parë

Për përshtypjet e para pas takimit me lojtarë

“Ka qenë shumë mirë që i kam njohur djemtë jashtë, por tani edhe brenda në arenë. Nuk i kemi të gjithë këtu ende. I kemi katër lojtarë që do të vijnë, një sot dhe tre të tjerë nesër. Ende nuk jemi e gjithë skuadra. Por, mendoj se me ata që ishin këtu, ka qenë një seancë e mirë stërvitore. Kemi filluar me mbrojtje. Po mundohemi që t’i qartësojmë rregullat dhe sistemin tonë paksa”.

Për ardhjet e reja dhe mungesat

“Kemi disa lojtarë që nuk do të jenë për këto dy ndeshje. Të tjerët duhet të marrin më shumë përgjegjësi, ta mbulojnë zbrazëtinë. Për mua është gjithçka e re, kështu që për mua ka qenë kënaqësi për t’i njohur këta djem dhe të provojmë të bëjmë diçka së bashku”

Për ndeshjet me Britaninë e Madhe

“Britania e Madhe është ekip që lufton shumë. Është shtet që punon dhe është zhvilluar shumë në vitet e fundit. Mendoj se do jetë ndeshje sfiduese. Por nëse çdo gjë shkon mirë gjatë këtyre ditëve, mendoj se kemi shans të madh për fitore”.

Lajme tjera