Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Seminari i radhës për projektin “Hendbolli në Shkolla”

Të shtunën është mbajtur seminari i radhës i hendbollit në kuadër të programit shtetëror “Sporti në Shkolla”.

Seminari është mbajtur në Fushë Kosovës, ndërsa është organizuar nga Federata e Sportit Shkollor dhe Federata e Hendbollit e Kosovës.

Për pjesëmarrësit, arsimtarët e Edukatës Fizike dhe trajnerët e hendbollit, ka ligjëruar Bujar Qerimi. Trajneri me thirrjen Master dhe selektori shumëvjeçar i Kosovës, Qerimi, ka ligjëruar tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me joshjen e fëmijëve që të merren me hendboll, mbajtjen e tyre në sport dhe zhvillimin bazik të lojtarëve të rinj.

Po ashtu shkollat përfituese nga ky projekt janë pajisur me topa e porta për mbarëvajtje të stërvitjeve.

Lajme tjera