Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shabani i vetëdijshëm për forcën e rivalëve, premton angazhim maksimal

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës i kanë vazhduar të hënën përgatitjet për dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Kombëtarja jonë të mërkurën në Nimes luan me kampionen në fuqi të botës, Francën. Të dielën në Prishtinë është ndeshja me Kombëtaren tjetër cilësore, Kroacinë.

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, është i kënaqur me punën që po bëhet nga vajzat e reja. Por ai është i vetëdijshëm për forcën e kombëtareve rivale dhe rrjedhimisht i matur në parashikime.

Kombëtarja jonë përballet me mungesa të shumta shkaku i lëndimeve dhe përfundimit të karrierës nga disa prej hendbollisteve që bartën barrën për shumë vjet.

“Ndeshjet me Francën dhe Kroacinë janë të nivelit shumë të lartë. Por mund të shërbejnë si shkollë e rëndësishme për përvojë dhe zhvillim të ekipit tonë shumë të ri. Jemi të fokusuar për paraqitje të dinjitetshme dhe luftarake, që gjithmonë është e mundur. Po ashtu janë ndeshje të rëndësishme për periudhë më të gjatë. Objektivi real është të fitojmë përvojë, të zhvillojmë tutje lojën tonë dhe të bëjmë përpjekje për rezultat sa më dinjitoz. Lojtaret e reja mund të përfitojnë shumë nga këto dy ndeshje”, ka theksuar selektori Shabani.

Të martën Kombëtarja jonë udhëton për në Francë.

Lajme tjera