Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shabani shpall listën për ndeshjet me Francën dhe Kroacinë

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara për ndeshjet shumë sfiduese me Francën dhe Kroacinë.
Janë këto dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026.
Kombëtarja jonë përballet me mungesa të shumta, kryesisht për shkak të lëndimeve.
Rastin do ta fitojnë lojtare të reja si Orgesa Gola, Arona Krasniqi, Xhesika Mehmetaj, Elvina Qorraj, Alina Donjeta Shabani, Arjeta Imeraj e Diona Dresh.
Ndeshjet me superfuqitë e hendbollit, Francën e Kroacinë, do të jenë përvojë shumë e vlefshme për gjitha këto lojtare, por edhe të tjerat.
Janë ftuar edhe Bleona Nuredini dhe Djellza Hetemaj, ardhja e të cilave pritet të konfirmohet.
Kombëtarja grumbullohet më 12 tetor në Prishtinë.
Më 15 tetor në Nimes është ndeshja Francë – Kosovë.
Më 19 tetor, nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë luhet takimi Kosovë – Kroaci.

Emri dhe MbiemriKlubi
Tina HetemiKHF Samadrexha
Elisa MulajKjelsas Il (NOR)
Luljeta EsatiKHF Ferizaj
Elvina QorrajPors Handball (NOR)
Alina Donjeta ShabaniHSG Freiburg (GER)
Xhesika MehmetajHB OCTEVILLE (FRA)
Venera KafexholliSpono Eagles (SUI)
Arona KrasniqiKHF Samadrexha
Djellza HetemajWAT Atzgersdorf (AUT)
Diona DreshHK Rygge (NOR)
Mirjeta BytyqiSpono Eagles (SUI)
Merlinda QorrajSola HK (NOR)
Arjeta ImerajKHF Tereza
Bleona NurediniSkara HF (SWE)
Aurora KryeziuFSV Mainz05 (GER)
Suzana UjkiqKHF Istogu
Orgesa GolaKHF Tereza
Elisa MirditaSpono Eagles (SUI)

Lajme tjera