Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e gjerë të Kombëtares U20 për Kampionat Evropian.
Grumbullimi i parë i Kosovës U20 fillon të hënën. Hendbollistët e rinj do të grumbullohen në Banjë të Pejës, përkatësisht në Onix SPA.
Grumbullimi i parë do të jetë më 17 -24 qershor , ndërsa grumbullimi tjetër është prej 29 qershorit e deri në Evropian.
Kombëtarja U20 paraqitet në Evropianin që mbahet në Kosovë prej 13 deri më 21 korrik.
Selektori Qerimi do të asistohet nga Fatmir Muhaxheri, Vlerson Zherka e Egzon Gjuka.
Kombëtaren e pret program i ngarkuar që sa më e gatshme të paraqitet në Evropian
Lista e lojtarëve
| Emri Mbiemri | Klubi |
| Enes Idrizi | LHC Cottbus (GER) |
| Diolen Ajvazi | KH Kastrioti |
| Altin Cacaj | KH Prishtina |
| Gent Bajrami | KH Prishtina |
| Edonis Hajra | KH Besa Famgas |
| Ilir Istrefaj | KH Besa Famgas |
| Etnik Bajoku | KH Llapi |
| Olt Kabashi | KH Besa Famgas |
| Olsi Mulaj | KH Besa Famgas |
| Granit Kadiri | KH Rahoveci |
| Amar Muqolli | KH Besa Famgas |
| Isuf Kadrija | KH Deçani |
| Perparim Kuqi | KH Istogu |
| Dren Gashi | KH Dukagjini |
| Albios Beqiraj | KH Istogu |
| Yll Palushi | KH Kastrioti |
| Luigj Kolaj | KH Vëllaznimi |
| Oltion Shabani | KH Vushtrri |
| Arber Basholli | KH Vushtrria |
| Elion Goçi | KH Prishtina |
| Erion Bajramaj | KH Prishtina |
| Ardrin Dobraj | KH Deçani |
| Bleron Imeraj | RK Zamet (CRO) |
| Eltijon Hoxha | TG Landshut (GER) |
| Rasim Krasniqi | Tiszakétske VSE (HUN) |
| Edin Hukic | HC Standard (LUX) |
| Artin Ahmeti | LIF Lindesberg (SWE) |
| Arbian Thaqi, | HC Erlangen (GER) |