Pas Besa Famgasit është skuadra e Shqiponjës që luan në skenën evropiane.
Skuadra gjakovare e hendbollisteve të dielën nga ora 16:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
KHF Shqiponja do të përballet me skuadrën e njohur zvicerane, Yelloë Winterthur. Ndeshja zhvillohet në Schaffhausen të Zvicrës.
Ndeshja e kthimit është të shtunën e ardhshme në Gjakovë.
Ndonëse nuk kishte shumë fat në short, Shqiponja do të jap maksimumin për prezantim sa më të mirë në Zvicrës, me synim për sukses në ndeshjen e kthimit.
Shqiponja kthehet në garat kontinentale pas një kohe të gjatë. Së fundi kishte garuar në shtatorin e vitit 2018.
Prej katër pjesëmarrjeve, dy herë gjakovaret e kanë kaluar nga një kundërshtar evropian.