Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja mposhtet në ndeshjen e parë me Winterthurin

Shqiponja e Gjakovës e ka luajtur të dielën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Në Schaffhausen të Zvicrës, Shqiponja u mposht nga skuadra e njohur zvicerane, Yellow Winterthur.

Rezultati në fund ishte 38:23 në të mirë të Winterthurit. Pas 30 minutave lojë skuadra zvicerane kishte epërsi prej 11 golash, 23:12.

Portierja Marisa Berisha u dallua te Shqiponja me plot 16 pritje, por që nuk mjaftuan.

Alma Nivokazi i shënoi gjashtë gola, ndërsa nga pesë i kishin Larisa Ferizaj e Helen Cristine Da Silva Souza.

Ndeshja e kthimit duhet të luhet të shtunën e ardhshme në Gjakovë.

Shqiponja është kthyer në gara evropiane pas shtatë vjetësh.

Lajme tjera