Istogu – Shqiponja vlerësohet ndeshja më interesante e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Dresha” në Banjë.
Kampioni në fuqi, Istogu, ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe i ka gjashtë pikë, sa edhe Shqiponja, Samadrexha e Ferizaj. Shqiponja e Gjakovës ka tri fitore e një humbje.
Disfatën e pësoi të enjten, 27:26, nga Samadrexha në Gjakovë.
Shpresohet në ndeshje të fortë dhe interesante nga dy skuadrat me pretendime të mëdha këtë edicion.
Të dielën janë edhe ndeshjet Samadrexha – Kastrioti (17:00) dhe Ferizaj – Besa (18:00). Xhiroja e gjashtë mbyllet të hënën me takimin Tereza – Ulpiana. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është xhiroja e dytë. Sot janë takimet Jusuf Gërvalla – Vushtrria (16:00), Vëllaznimi – Prizreni (16:30), Vjosa – Llapusha (18:00) dhe KEK-u – Dukagjini (19:00). Të dielën prej orës 11:30 takohen CLICK-u e Trepça.