Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll grumbullohet të premten (sot) në Prishtinë.
Gjatë javës së ardhshme vajzat tona do të paraqiten në IHF Trophy për zonën evropiane.
Për hendbollistet deri në 19 vjet kjo ngjarje mbahet prej 2 deri më 6 dhjetor. Edhe IHF Trophy U19 mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Shtabi teknik, që udhëhiqet nga përzgjedhësi Agron Shabani, ka shpallur listën e hendbollisteve. Ajo do të plotësohet me disa lojtare të Kombëtares U17, që aktualisht janë duke garuar në IHF Trophy për këtë grupmoshë.
Lista e lojtareve:
| Emri dhe Mbiemri | Klubi |
| Albina PLLANA | KHF Samadrexha |
| Orgesa GOLA | KHF Tereza |
| Arona KRASNIQI | KHF Samadrexha |
| Martina BIBAJ | BSV Stans (SUI) |
| Sara GJERGJAJ | SG Handball Nordwest (SUI) |
| Elvina QORRAJ | Pors Håndball (NOR) |
| Alina SHABANI | HSG Freiburg (GER) |
| Klaudia UKAJ | SG Freiamt (SUI) |
| Aulona MALOKU | KHF Samadrexha |
| Diona DRESH | HK Rygge (NOR) |
| Arjeta IMERAJ | KHF Tereza |
| Vanesa KASTRATI | Vlug en Lenig (NED) |