Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superliga fillon me ndeshje interesante

Të shtunën janë të gjitha katër ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Edicioni i ri i garave, 2025/2026, fillon me disa ndeshje interesante.

Rahoveci e fillon mbrojtjen e titullit në shtëpi, ndërsa do të sfidohet nga Vushtrria. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00.

Prej orës 20:00 janë edhe dy ndeshje tjera.

Në Gjakovë takohen Vëllaznimi e Llapi, ndërsa sfida pritet të jetë e hapur deri në fund. Ndërkohë në Ferizaj, Kastrioti e pret skuadrën tjetër tradicionale, Prishtinën.

Edicioni i ri i garave fillon me ndeshjen Trepça – Besa Famgas, që zhvillohet në palestrën “Minatori” nga ora 19:00.

Besa Famgas tashmë i ka luajtur dy ndeshje garuese. E kaloi me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Ndërkohë Rahoveci e Kastrioti të shtunën e kaluar luajtën ndeshje të fortë e interesante. Këto dy skuadra u përballën për Superkupë, ndërsa Rahoveci fitoi 31:30.

Dhe të shtunën fillon gara për titull të kampionit, që pritet të jetë e fortë e interesante.

Para ndeshjeve të seniorëve zhvillohen ndeshjet e kadetëve.

Lajme tjera