Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U19 lëshon fitoren nga dora

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) ka lëshuar rast të mirë për të arritur fitore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani. Të enjten vajzat tona pësuan nga Ishujt Faroe me rezultat 23:22. Në fund të ndeshjes kombëtarja jonë kishte disa aksione për të barazuar rezultatin e pse jo edhe për […]

Lëvizje të lojtarëve në afatin kalimtar

Dhjetëra lojtarë kanë paraqitur kërkesë për lëvizje në afatin e rregullt kalimtar që ka përfunduar tashmë. Në fakt hendbollistë të njohur kanë marrë statusin e lojtarit të lirë, që ua jep të drejtën të regjistrohen në klube deri më 15 tetor. Por gjatë dy javëve të afatit ka pasur shumë lojtarë që po ashtu kanë […]

Istogu luan me Gomelin bjellorus

Gomeli i Bjellorusisë do të jetë kundërshtari i Istogut në rrethin e parë të Kupës së EHF-së për hendbolliste. Shorti është tërhequr të martën, kurse Istogu për herë të parë do të luajë në Kupën e EHF-së. Istogu në edicionin e fundit ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës dhe kështu pas dy […]

Paraqitje e zbehtë e Kombëtares U19

Paraqitje shumë të zbehtë ka patur Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani. Të martën Kosova U19 luajti me favoritin, Çekinë dhe pësoi humbje me rezultat të lartë, 32:10. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë në të cilën […]

Kombëtarja U19 humb ndeshjen e parë, por jep shpresë për të ardhmen

Ndonëse e ka filluar fuqishëm ndeshjen, Kombëtarja U19 e hendbollisteve e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B që të hënën filloi në Lituani. Në Klaipeda, Kosova U19 humbi nga Turqia me rezultat 28:24. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 16:16, ndonëse kombëtarja jonë vazhdimisht ishte në epërsi. […]

Kombëtarja U19 e gatshme për kampionat evropian

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares U19 bashkë me trajnerët e tyre.

Kapitenja e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Alberina Halitaj ka treguar se hendbollistet e reja janë të gatshme për paraqitje në kampionatin evropian, Divizioni B, që prej 15 korrikut mbahet në Lituani. Kombëtarja jonë U19 udhëton të shtunën për në Lituani, ndërsa ndeshjen e parë e ka të hënën nga ora 15:00 kundër Turqisë. […]

Albana Arifi e entuziazmuar që fiton të drejtën të luaj me Kosovën

Në foto shihet hendbollistja Albana Arifi.

Më 16 korrik, Albana Arifi e fiton zyrtarisht të drejtën që të luajë për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Arifi tri vite më parë ka luajtur për Suedinë në kampionatin botëror U20, ndërsa për të ndërruar ekipin kombëtar në hendboll duhet të kalojë periudhë trivjeçare. Ylli i hendbollit shprehet e entuziazmuar që më në fund […]

Caktohen kundërshtarët e mundshëm të KHF Istogut

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka bërë të ditur emrat e skuadrave që do të paraqiten në edicionin 2019\2020 të Kupës së EHF-së (EHF Cup) në konkurrencë të femrave. Kosovën në këtë garë e përfaqëson kampioni, KHF Istogu, që ndeshjet e para i luan menjëherë në shtator. KHF Istogu paraqitet në raundin e parë kualifikues, […]

Më 16 korrik shorti i Kupave Evropiane

Më 16 korrik do të hedhet shorti për edicionin 2019-2020 në Kupa Evropiane në hendboll, përkatësisht në Kupën e EHF-së (EHF Cup) dhe Kupën Sfiduese (Challenge Cup). Të martën ishte afati i fundit për paraqitje i skuadrave të interesuara. Nga Kosova janë paraqitur për të garuar në Evropë tri skuadra, që këtë të drejtë e […]

Në Vushtrri caktohet kampioni te pionieret

Pas garës së zhvilluar nëpër grupe për javë të tëra, ka ardhur koha për fazën përfundimtare të kampionatit në Ligën e pioniereve në hendboll. Faza përfundimtare e kampionatit të Kosovës, përkatësisht ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen të shtunën e të dielen në Vushtrri. Organizator i ndeshjeve përfundimtare është KHF Samadrexha. Ndeshjet çerekfinale […]