Istogu kampion për herë të parë

Istogu është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave për edicionin 2018\19. Istogu titullin e parë në histori të klubit e ka siguruar të shtunën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Istogu e mposhti Vushtrrinë vendase me rezultat 28:26, në një ndeshje të fortë e dramatike. Për Istogun ishte kjo fitorja […]
Besa Famgas e Istogu kërkojnë titullin, Kastrioti e Vushtrria të barazojnë rezultatin

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e dyta finale të plejofit në të dy konkurrencat. Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj prej orës 18:00 takohen Kastrioti e Besa Famgas. Besa ka fituar ndeshjen e parë finale në Pejë dhe me fitore apo barazim e siguron titullin e kampionit, që do të ishte i gjashti me rradhë. […]
Istogu fiton bindshëm finalen e parë

KHF Istogu ka bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat bindës 32:23 në ndeshjen e parë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Istogaset te fitorja e thellë arritën falë paraqitjes dukshëm më […]
Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

Kampionati i Kosovës në hendboll (femrat) poashtu ka histori prej disa dekadave dhe ka patur momentet e lavdisë së madhe. Këtë edicion për titull të kampionit garojnë Istogu e Vushtrria, që takohen në finale të plejofit. Ndeshja e parë luhet të mërkurën nga ora 18:00 në Pejë. Istogu, klub i formuar në vitin 2004, po […]
Në Drenas përcaktohen skuadrat e fundit për Superligë

Në palestrën e sporteve në Drenas të shtunën (nesër) do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm. Do të luhen ndeshjet e plejautit (play-out) në të dy konkurrencat. Te hendbollistët nga ora 14:00 takohen Zhegra dhe Llapi, ndërsa ndeshjen e referon çifti Vitaku. Zhegra […]
“Final 4” i Ligës së Kampionëve në RTV 21 Plus

Në fundjavë në Budapest luhet “Final 4” i Ligës së Kampionëve për hendbolliste. Priten ndeshje shumë cilësore dhe atmosferë madhështore. Tifozët e hendbollit në Kosovë mund të jenë pjesë e tyre përmes transmetimit që bëhet në RTV 21 Plus, që transmeton shumë ndeshje evropiane dhe poashtu të hendbollit kosovar. Do të paraqiten katër skuadrat më […]
Istogu fitues i Kupës për herë të dytë rresht

Istogu ka vazhduar dominimin në garat për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra istogase të dielen në finale të Kupës për edicionin 2018\19 e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 37:24. Ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet në një atmosferë shumë të bukur, para rreth 1000 shikuesve. Lojtaret […]
Vushtrria, finalistja e dytë

Vushtrria do të luajë ndaj Istogut në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, Vushtrria e ka fituar ndeshjen shumë të fortë dhe dramatike ndaj Prishtinës me rezultat 23:19. Epërsia prej katër golave e vushtrriaseve është krijuar vetëm në momentet e fundit […]
Presidenti Saraçini: FINAL4 i Kupës të jetë spektakli i radhës i hendbollit kosovar

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka uruar klubet, lojtarët dhe gjithë komunitetin e hendbollit para fillimit të FINAL4 të Kupës së Republikës së Kosovës, që të shtunën e të dielen zhvillohet në Prishtinë. Në FINAL4 paraqiten skuadrat më të mira në të dy konkurrencat dhe tifozët do të kenë rastin që […]
Të shtunën gjysmëfinalet e Kupës

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të jetë arenë e hendbollit këtë fundjavë. Kështu të shtunën (nesër) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Fillimisht prej orës 13:00 luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve në mes të Trepçës e Prishtinës. Trepça ka mbyllur garimin […]