Një histori e nisur në rrethana të jashtëzakonshme

Në rrethana të jashtëzakonshme, por që e bëjnë krenar secilin pjesëmarrës, ka nisur historia e Kupës së Kosovës në konkurrencë të femrave. Në fundjavë, të shtunën me gjysmëfinalet dhe të dielen me finalen, shkruhet kapitulli i ri i kësaj historie plot lavdi. Historia ka nisur në vitin 1994 kur Vjosa e Shtimes e fitoi Kupën […]
Përzgjedhësi Shabani viziton klubet e femrave

Në kuadër të angazhimit për ngritje të përgjithshme të nivelit të hendbollit të femrave, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani ka vizituar shumicën e klubeve të hendbollisteve. Vizitat janë bërë gjatë ditëve të fundit, për të parë nga afër punën që bëhet nëpër klubet e hendbollisteve në vendin tonë. Shabani ka […]
Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante

Të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Me short është vendosur që në gjysmëfinale te meshkujt të takohen dy skuadrat që po luftojnë për titull. Pra gjysmëfinalja më interesante është ajo në mes të Kastriotit të Ferizajt dhe Besa Famgas të Pejës. Gjysmëfinalja tjetër te hendbollistët është Trepça […]
Vlerësimi i përzgjedhësit Shabani për shortin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) të enjten ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për “Euro 2020”. Kosova do të garojë në grupin e tretë ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Sllovenia e Bjellorusia. Kombëtarja jonë ndeshjen e parë e luan si mysafire ndaj Sllovenisë, më 25 apo 26 shtator. Më pas më 28 apo 29 shtator […]
Kosova në grup me Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në eliminatoret për “Euro 2020”. Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë, por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të denja. Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë. Dy të parët e grupit kualifikohen […]
Favoritët kalojnë në gjysmëfinale

Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, të luajtura të mërkurën. Te hendbollistët të mërkurën gjysmëfinalen e siguruan Besa Famgas e Prishtina. Fituesi në fuqi, Besa Famgas fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 42:13, ndërsa Prishtina e mposhti poashtu si mysafir skuadrën e Drenicës (41:17). Te […]
Caktohen gjysmëfinalistët e parë

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë të martën janë përcaktuar dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në hendboll. Fillimisht u luajt ndeshja e parë çerekfinale te hendbollistet, ndërsa u takuan Vëllaznimi e Vushtrria. Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 42:21. D. Kasumi shënoi 12 gola për Vushtrrinë, ndërsa 15 gola për Vëllaznimin […]
Mesjava e ndeshjeve për Kupë

Prej të martës deri të enjten luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Te hendbollistët ndeshja e parë çerekfinale është ajo në mes të Vëllaznimit e Kastriotit që luhet të martën (nesër) nga ora 20:00. Të mërkurën janë dy ndeshje: Vushtrria – Besa Famgas (18:30) e Drenica – Prishtina […]
BESA FamGas BALLAFAQOHET ME VUSHTRRINË, ISTOGU PËRBALLET ME SAMADREXHËN

Është tërhequr të martën shorti i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Fituesi aktual i Kupës te hendbollistët, Besa Famgas në çerekfinale do të luajë me Vushtrrinë. Çiftet tjera janë: Vëllaznimi – Kastrioti, Drenica – Prishtina dhe Trepça – Drita. Ndeshjet çerekinale të Kupës luhen më 27 e 28 mars. Te hendbollistet, fituesi […]
Nesër shorti për Kupë

Të martën (nesër) tërhiqet shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet për të dy konkurrencat, në ora 13:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.