Kosova pëson humbje në Minsk

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll për femra ka pësuar humbje të thellë nga Bjellorusia. Ndeshja e luajtur të dielen në Minsk përfundoi me rezultat 41:18 në të mirë të hendbollisteve vendase. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:9. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të grupit të shtatë të fazës së dytë eliminatore për […]
Senioret të dielen përballen sërish me Bjellorusinë

Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll për femra, të dielen (nesër) e luan edhe një ndeshje në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2018”. Në kuadër të grupit të shtatë, Kosova luan ndaj Bjellorusisë. Ndeshja luhet në Minsk dhe nis në ora 15:00. Kosova e Bjellorusia janë takuar edhe të mërkurën në Prishtinë. Fitore shënuan […]
Sot luhen ndeshjet e radhës në Superligën A

Tri ndeshjet e javës së 21-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt), luhen të shtunën (sot). Kampioni në fuqi dhe lideri, Besa FamGas, është mysafir i Kastriotit në Ferizaj, në ndeshjen që nis në ora 19:00. Besa i ka 38 pikë në vendin e parë, kurse Kastrioti është i treti me 24 pikë. […]
Përjashtohet Serbia, ndeshjet tjera në rrezik

Hendbollistet e përfaqësueses U-20 të Kosovës nuk pritet të luajnë ndeshje në Kovilovo, në afërsi të Beogradit, ku gjenden aktualisht. Pasi shteti serb nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes Serbi – Kosovë, Serbia është përjashtuar nga turneu që e organizon vet. Ndeshjet me të EHF-ja nuk i ka regjistruar as me rezultat zyrtar, ndonëse kjo pritej. […]
Kosova fiton me rezultat zyrtar ndaj Serbisë

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë. Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar çështjeve të sigurisë. Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja jonë po […]
Hendbollistet vendosen në afërsi të Beogradit

Hendbollistet e përfaqësueses U-20 të Kosovës të enjten në mbrëmje janë vendosur në qendrën sportive në Kovilovo, në afërsi të Beogradit. Udhëtimi për në Beograd është bërë nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë telashe. Vajzat janë në disponim të mirë para ndeshjeve që i presin në kuadër të eliminatoreve për […]
Vlerësohet pozitivisht paraqitja e Kosovës

Përkundër humbjes, paraqitja e hendbollisteve të Kosovës ndaj Bjellorusisë është vlerësuar lart. Kosova të mërkurën mbrëma në Prishtinë humbi nga Bjellorusia me rezultat 31:22 në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2018”. Vlerësime pas ndeshjes kanë dhënë përzgjedhësi i Kosovës Agron Shabani, kapitenja Leonora Demaj, hendbollistet Mirela Gjikokaj e Albana Arifi dhe përzgjedhësi […]
Paraqitje trimëruese e Kosovës ndaj Bjellorusisë

Kosova e ka humbur ndeshjen ndaj Bjellorusisë, por ka patur një paraqitje trimëruese dhe në pjesën e dytë plotësisht të barabartë me përfaqësuesen me përvojë dukshëm më të madhe. Ndeshja e luajtur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para 1000 shikuesve përfundoi me rezultat 31:22 në të mirë të bjelloruseve. Pas pjesës së parë rezultati […]
Kosova pret përkrahje në ndeshjen e vështirë me Bjellorusinë

Hendbollistet e Kosovës janë të gatshme dhe shumë të motivuara për ndeshjen me Bjellorusinë, që zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Është kjo ndeshja e radhës e përfaqësueses së Kosovës në kuadër të fazës së dytë eliminatore për evropianin e këtij viti. Bjellorusia është një tjetër […]
Albana Arifi e lumtur që nisi stërvitjet me Kosovën

Hendbollistet e përfaqësueses A dhe asaj U-20 po vazhdojnë punën në Prishtinë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet që i presin. Me vajzat tashmë është bashkuar Albana Arifi, lojtarja që ka arritur suksese të mëdha me grupmoshat e reja të Suedisë dhe që muajin e kaluar vendosi të paraqitet për Kosovën në të […]