Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Mësohen çiftet çerekfinale të Kupës

Të martën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për raundin çerekfinal të Kupës së Kosovës në hendboll. Shorti është tërhequr si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Në çerekfinale luhet vetëm nga një ndeshje, ndërsa skuadrat fituese kalojnë në gjysmëfinale. Ndeshjet luhen më 28 e 29 mars. Ndeshjet çerekfinale te […]

Përzgjedhësi Shabani i kënaqur me fondin e lojtareve

Përzgjedhësi i ri i Kosovës në hendboll për femra, Agron Shabani të hënën e ka shpallur listën e parë të tij. Të martën nis punën me hendbollistet që janë ftuar në kombëtaren A dhe atë U-20 të Kosovës. Shabani në postin e selektorit është emëruar javë më parë, ndërsa ai jeton në Luksemburg. Ai ka […]

Të martën grumbullohen hendbollistet

Plot 30 hendbolliste do të grumbullohen të martën (nesër) në Prishtinë, në përgatitje për ndeshjet e radhës që e presin Kosovën. Është një grumbullim i përbashkët i përfaqësueses A dhe asaj U-20, që kanë ndeshje të rëndësishme. Në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për evropian, përfaqësuesja A e Kosovës i ka dy ndeshje […]

Vushtrria fiton derbin te femrat

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të shtunën mbrëma në palestrën në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish, vashat vushtrriase fituan ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 26:24. Pjesën e parë e fituan gjakovaret me 12:10, por në të dytën vendaset përmbysën rezultatin […]

Ylli i Suedisë vendos për Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë

Kosova e ka marrë një lajm tjetër të madh të premten mbrëma, në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit. Është hendbollistja e njohur Albana Arifi që ka vendosur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. Arifi 21-veçare ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Suedisë, që e ka hendbollin e femrave shumë të […]

Aprovohen kërkesat e lojtarëve për ndërrim mjedisi

Janë aprovuar të gjitha dhjetë kërkesat e lojtarëve për ndërrim të skuadrës në afatin kalimtar të janarit. Është Komisioni për regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës që shqyrtoi kërkesat dhe analizoi dokumentacionin e dorëzuar. Ky Komision vlerësoi se dokumentacioni është i rregullt dhe aprovoi kërkesat e bëra në afatin kalimtar të janarit, që nisi […]

Agron Shabani merr drejtimin e përfaqësueses së femrave

Agron Shabani do të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në hendboll për femra. Ai është emëruar në postin e përzgjedhësit të Kosovës nga Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 23 janar. Shabani i lindur në vitin 1965, është për kohë të gjatë në sportin e hendbollit. Si hendbollist ka luajtur […]

Jupa e Kameri më të mirët e vitit

Në një ceremoni madhështore të mbajtur të mërkurën mbrëma në ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpërblyer më të mirët e vitit 2017. Kastriot Jupa i skuadrës Besa FamGas dhe Elma Kameri e Istogut janë shpallur më të mirët e vitit 2017. Pivoti Jupa me skuadrën pejane ka fituar […]

FHK-ja sot me 24 janar shpall më të suksesshmit e vitit 2017

Federata e Hendbollit e Kosovës sot me 24 janar  me fillim prej ora 17:00 ne ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë do të organizojë manifestimin për shpalljen e “Laureatëve te viti 2017”. Manifestimin mund ta ndiqni direkt në RTV 21 Plus.

Sfida të reja evropiane për gjyqtarët dhe delegaten kosovare

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të ketë përfaqësim të madh në kupa evropiane, me gjyqtarë e delegatë. Pas shumë ndeshjeve evropiane që drejtuan në vjeshtë, gjyqtarët kanë mësuar edhe ndeshjet e para të garave të klubeve të Federatës Evropiane që do t’i drejtojnë në vitin 2018. Janë tri çifte gjyqtarësh nga Kosova që do […]