Ndërron jetë legjenda e sportit të Kosovës

Kosova mbetet edhe pa një sportist të madh! Ndërroi jetë Sheqer Shllaku, i cili ka qenë prej portierëve më të mirë në periudhë e viteve të 60-ta e 70-ta. Ai ndërroi jetën më moshën 80 – vjeçare, varrimi i të cilit bëhet sot në orët e pasdites (16.47). Shllaku ka qenë yll i hendbollit në […]
Edicioni i ri nis më 15 shtator

Më 15 shtator do të nis edicioni 2018/19 i garave në hendbollin kosovar. Është ky vendimi që ka marrë Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK). Bordi i FHK-së, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur mbledhjen e 11-të të premten (dje) në lokalet e Federatës dhe ka marrë shumë vendime me rëndësi […]
Pesë skuadra në Kupë Evropiane

Kosova do të përfaqësohet me pesë klube në Kupat Evropiane në hendboll në edicionin e ardhshëm 2018/19. Në fakt Federata e Hendbollit të Kosovës e kishte të drejtën që në gara evropiane të ketë plot tetë skuadra, por një pjesë e skuadrave që këtë të drejtë e fituan përmes garës, nuk e shfrytëzuan kryesisht për […]
Kosova merr organizimin e IHF TROPHY dhe i hapet rruga për të marrë pjesë në Botërorin U-21 në Spanjë

Tetori do të jetë muaj i hendbollit në vendin tonë. Pos që do të vijë njëra prej kombëtareve më të mira në botë, ajo e Gjermanisë, në tetor në Kosovë do të mbahet edhe gara e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), “IHF Trophy” për zonën evropiane. Kjo garë shihet si një rast i artë për […]
FHK-ja nënshkruan RINCK Konventën me EHF-në

Të mërkurën në ditën e dytë të punimeve të Kongresit të 14-të të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit, në rend të ditës ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes shumë të rëndësishme në mes të Federatës tonë dhe EHF-së për instalimin e programit të licencimit dhe shkollimit të trajnerëve në nivel të Federatës Evropiane të Hendbollit, […]
Drejtuesit e FHK-së në Kongresin e EHF-së në Glasgow të Skocisë

Një delegacion i lartë i Federatës së Hendbollit të Kosovës, i përbërë nga zëvendëspresidenti Enis Idrizi dhe sekretari gjeneral Izet Gjinovci, po merr pjesë në punimet e Kongresit të 14-të të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Kongresi I EHF-së ka nisur punimet të martën në Glasgow të Skocisë, ndërsa vendimet kryesore do të […]
FHK-ja shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të legjendës Fadil Vokrri

Presidenti Eugen Saraçini në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe komunitetit të hendbollit shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit dhe sportit shqiptar në përgjithësi, Fadil Vokrri. Lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit na ka shokuar të gjithëve dhe […]
Ambasadori i Hungarisë viziton FHK-në

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz të enjten ka qëndruar për vizitë në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ambasadori Markusz është pritur në një takim të ngrohtë nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Vizita e Ambasadorit Markusz kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit me FHK-në që edhe deri më tani […]
EHF-ja dënon Federatën serbe për turneun e 20-vjeçareve

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), përkatësisht Gjykata e hendbollit e EHF-së ka marrë të martën vendimin për turneun kualifikues të përfaqësueseve U-20 të hendbollisteve që është dashur të mbahet në Serbi në muajin mars, por që u anulua pasi shteti serb mori vendim diskriminues duke mos lejuar hendbollistet e Kosovës të luajnë në Serbi. Në Kovilovo, në […]
Filloi seminari për Administratorë të sportit

Të premten pasdite në hotelin Sirius në Prishtinë ka filluar seminari për planin strategjik për Federatën e Hendbollit të Kosovës, përkatësisht kursi për Administratorë të Sportit. Në ditën e parë të punimeve është parë angazhim dhe interesim i madh nga punëtorët e sportit të hendbollit, shumica prej të cilëve janë anëtarë të klubeve, ndërsa disa […]