Më 30 janar shpallen më të mirët

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime me rëndësi. Bordi ka vendosur që ceremonia Sportisti i Vitit 2019 të mbahet më 30 janar në Sheshin 21 në Prishtinë. Viti 2019 ishte historik për sportin […]
Zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë vizitojnë FHK-në

Zyrtarja e lartë e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Anja Becky, e shoqëruar nga Zana Elshani, kanë vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ato janë pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci. Në një takim shumë miqësor është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të FHK-së dhe Ambasadës së Gjermanisë në […]
Më 15 janar hapet afati kalimtar dimëror

Të mërkurën hapet afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar. Në afatin kalimtar dimëror, që është prej 15 deri më 22 janar, mund të ndryshojnë ekipin lojtarët që janë pa kontrata apo ata që kanë fletëlëshimin e klubit konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimin e tyre. Ndërsa lojtarët që vijnë nga klube të […]
Urimi i Presidentit Saraçini me rastin e Vitit të Ri

Të nderuar hendbollistë e hendbolldashës, punëtor të hendbollit e anëtar të klubeve të sportit tonë magjik. Po i afrohemi fundit të një viti që për Federatën e Hendbollit të Kosovës ishte historik. Të tillë e bëjnë sukseset që i kemi arritur së bashku gjatë 2019-tës. Jemi në fund të një viti që gjithashtu ishte sfidues […]
Ndërron jetë ikona e hendbollit gjilanas, Agim Shkodra

Një prej ikonave të hendbollit gjilanas, Agim Shkodra, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër. Me ndarjen nga jeta të Agim Shkodrës, klubi i hendbollit Drita nga Gjilani, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli e sporti kosovar në përgjithësi kanë mbetur pa një prej figurave qe shkruan […]
SHGSK U PRIT NGA FEDERATA E HENDBOLLIT E KOSOVES

Drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), të prirë nga kryetari Edmond Thaçi dhe dy nënkryetarët Alba Merovci dhe Jon Ajeti, u pritën të hënën nga zyrtarë të Federatës së Hendbollit të Kosovës, kryetari Eugen Saraçini dhe sekretari i Përgjithshëm, Izet Gjinovci. Në këtë takim shumë miqësor, kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi, i […]
Shtyhen aktivitetet e hendbollit

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shtyrë aktivitetet e parapara për sot, pasi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shpallur të mërkurën ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë. FHK-ja dhe i gjithë komuniteti i hendbollit bashkëndjenë me vëllezërit tanë në Shqipëri në këtë moment të vështirë. FHK-ja […]
Arifi në kursin ASMC 2

Administratori i garave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Muhamet Arifi, po merr pjesë në kursin për Menaxhim të Avancuar Sportiv, ASMC 2, që e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës. ASMC 2 ka nisur të shtunën ndërsa vlerësohet i rëndësishëm për avancimin e mëtejmë profesional të zyrtarit të federatës tonë. Në ASMC 2 po marrin […]
Besa organizon kampionatin e shkollave në Pejë, presidenti Saraçini e përgëzon

Klubi pejan i hendbollit, Besa Famgas shquhet për organizimin dhe stabilitetin që e ka e po ashtu për punën që po e bënë për të masovizuar dhe për të rritur nivelin e hendbollit. Klubi kampion tashmë po e organizon edhe kampionatin e shkollave fillore në qytetin e Pejës, si pjesë e iniciativës për të masovizuar […]
Përfundoi edhe afati i fundit kalimtar

Afati shtesë kalimtar për hendbollist dhe hendbolliste me fleteleshime te klubeve ka përfunduar me 15 tetor konformë Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusi dhe transferimi i tyre. Me datën 15 tetor FHK-ja i ka dërguar EHF-it listën zyrtare te lojtarëve te cilët kanë kontrata të vlefshme me klube. Në FHK ka arritë vetëm një […]