Kosova përballë elitës botërore në “Spanja 2019”

Me suksesin në IHF Trophy Intercontinental, Kombëtarja jonë e juniorëve ka siguruar paraqitjen në kampionatin botëror të juniorëve (U21) që në verë mbahet në Spanjë (16 – 28 korrik). Është hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës do të luajë në garën më të madhe. Në Botëror Kosova është njëra prej 24 kombëtareve […]
Java e madhe e hendbollit

Në prag të ngjarjeve të mëdha për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini i shoqëruar nga trajnerët Taip Ramadani e Fatmir Muhaxheri të martën kanë mbajtur konferencë për shtyp. Në ditën e mërkurë (nesër) nisin aktivitetet e rëndësishme të hendbollit, që Federatën dhe sportin tonë pritet ta ngritin në nivel dukshëm […]
Ndërron jetë Shemsedin Pantina

Ka ndërruar jetë Shemsedin Pantina, emër i njohur dhe i respektuar i hendbollit vushtrrias dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. I ndjeri Pantina është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, ndërsa është varrosur të premten në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në Begaj. Me ndarjen nga jeta të Shemsedin Pantinës, hendbolli kosovar ka mbetur pa një […]
EHF-ja konfirmon ngritjen e Kosovës, hendbollistet nuk luajnë më në parakualifikime

Ngritja e kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) është konfirmuar edhe të enjten nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF). EHF-ja ka përcaktuar vazot për shortin e kualifikimeve për “Euro 2020” dhe në vazo është edhe Kosova. Pra Kosova për herë të parë paraqitet direkt në kualifikimet e rregullta e jo në parakualifikime. Kjo ndodhë për […]
Bajçinca në çerekfinalen e rëndësishme në Holandë

Shqipe Bajçinca-Brestovci po arrinë nivele gjithnjë e më të larta derisa po e prezenton Federatën e Hendbollit të Kosovës si delegate e EHF-së në ndeshje të Kupave Evropiane. Fundjavën e kaluar Bajçinca-Brestovci ishte delegate në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste në mes të skuadrës holandeze H. V. Quintus dhe […]
Tri federata të sportit kolektiv përkrahen me vlerë totale mbi 750 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me 3 federata të sporteve kolektive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në vlerën e mbi 750 mijë eurove. Memorandumet e sotme u nënshkruan me Federatën e Futbollit të Kosovës e cila u mbështet […]
Në Rahovec riaktivizohen dy skuadra të hendbollit

Prej edicionit të ardhshëm, 2019/2020, hendbollit kosovar do t’i kthehet një qendër e rëndësishme e tij. Bëhet fjalë për qytetin e Rahovecit, që ka traditë të pasur të hendbollit. Në mungesë të palestrës në Rahovec dhe vështirësive financiare skuadra e këtij qyteti ishte larguar nga garat tri vite më parë, por pas situatës më të […]
FHK-ja i qëndron afër trajnerit Nagavci, që pati keqësim të gjendjes shëndetësore

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të enjten e ka vizituar në spital në Gjakovë trajnerin e kombëtares së Kosovës (femrat), Lulzim Nagavci. Nagavci, që është emër shumë i njohur dhe i respektuar në hendbollin kosovar, ka pasur një keqësim të papritur të gjendjes shëndetësore së fundi, por shëndeti i […]
Ndërron jetë Hilmi Xhaferi

Të mërkurën ka ndërruar jetë Hilmi Xhaferi, njeriu që për dekada të tëra ishte pjesë e hendbollit kosovar. Xhaferi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën (sot) nga ora 16:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. Xhaferi ka nisur karrierën si hendbollist në klubin mitrovicas Trepça, në […]
IHF-ja konfirmon vendimin e madh për Kosovën

Ajo që ishte bërë e ditur në takimin e drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF) me presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe me sekretarin gjeneral, Izet Gjinovci, të hënën është konfirmuar zyrtarisht nga IHF-ja. IHF-ja përmes faqes zyrtar ka njoftuar se gara prestigjioze “IHF Trophy Intercontinental” do të organizohet në […]