Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të dielen (nesër) finalja e dytë

Ndeshja e dytë e finales së plejofit të kampionatit të Kosovës në hendboll mes Prishtinës dhe skuadrës pejane Besa FamGas zhvillohet të dielen (nesër). Ndeshja mes dy skuadrava më të mira të këtij kampionati luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00. Kampioni në fuqi, Besa e ka fituar […]

Besa e fiton bindshëm finalen e parë

Besa FamGas ka bërë hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen e parë finale të plejofit, Besa FamGas të enjten mbrëma fitoi bindshëm ndaj Prishtinës me rezutat 37:23. Ndeshja u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë para disa qindra shikuesve. Ekipi vendas ka dominuar prej fillimit të […]

Kombëtarja e përkushtuar të ofrojë më të mirën

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës të martën kanë nisur përgatitjet për ndeshjet me Hungarinë e Holandën, që janë të fundit në fazën e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti. Kombëtarja është e grumbulluar në Prishtinë, ku do të përgatitet për ndeshjet e 30 majit dhe 2 qershorit. Më 30 maj Kosova e pret […]

Të enjten (nesër) ndeshja e parë finale mes Besës e Prishtinës

Ndeshja e parë finale e plejofit në kampionatin e Kosovës në hendboll për meshkuj luhet të enjten (nesër) nga ora 21:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Kampionia aktuale, Besa FamGas takohet me Prishtinën, që e kishte rivalin më të madh këtë edicion. Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në kryeqytet, ndërsa skuadra që shënon dy […]

Hendbollistet grumbullohen për ndeshjet me Hungarinë e Holandën

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës do të grumbullohen të martën (nesër) për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian të këtij viti. Hendbollistet më të mira të Kosovës i presin dy ndeshje shumë të vështira, ndaj dy prej kombëtareve më të mira në Evropë. Në kuadër të grupit të shtatë, Kosova më 30 […]

Shqiponja shkruan historinë, shpallet kampione

Shqiponja e Gjakovës ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për femra për edicionin 2017\18. Shqiponja titullin e siguroi të dielen mbrëma në Vushtrri, në ndeshjen e fundit të edicionit. Skuadra gjakovare e mposhti Vushtrrinë me 21:19 dhe kështu falë bilancit më të mirë në ndeshjet e ndërsjellta me Vushtrrinë, përfundoi e para […]

Prishtina i bashkohet Besës në finale

Prishtina ka kaluar në finale të plejofit të kampionatit të Kosovës në hendboll. Prishtina të enjten mbrëma fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 35:31 për të siguruar finalen, ku do të përballet me Besa FamGas. Ishte kjo fitorja e dytë rresht e Prishtinës në gjysmëfinalen e plejofit ndaj Kastriotit. Të shtunën e kaluar në […]

Sot gjysmëfinalja e dytë mes Dritës e Besës

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit mes Dritës e skuadrës pejane Besa FamGas zhvillohet të martën (sot). Në ndeshjen e dytë vendase është Drita. Takimi zhvillohet në palestrën në Gjilan nga ora 19:00. Kampionia në fuqi e Kosovës në hendboll për meshkuj Besa FamGas është në prag të kalimit në finale të plejofit. Ndeshjen e […]

Trajneri Kqiku me sukses të madh në Gjermani

Anëtari i shtabit teknik të kombëtares A të Kosovës në hendboll (meshkujt), Fadil Kqiku ka arritur një sukses të madh me ekipin e tij në Gjermani. Trajneri Kqiku së fundi me skuadrën Wuerm-Mitte ka fituar titullin e kampionit dhe është futur në Ligë të Parë të Bayernit, përkatësisht në Bayernliga. “Prej xhiros së dytë kemi […]

Ndërron jetë Bedri Paci

Të mërkurën ka ndërruar jetë Bedri Paci, ish-fizioterapeut i Kombëtares së Kosovës në hendboll. Paci është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Varrimi i të ndjerit është bërë të enjten në varrezat e Fushë Kosovës. Bedri Paci ishte fizioterapeut I Kombëtares A të Kosovës në hendboll (meshkujt) gjatë kampionatit të IHF-së për vendet me hendboll […]