Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të dielën grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Të dielën (nesër) grumbullohet Kombëtarja A e Kosovës në hendboll.

Grumbullimi bëhet në mesditë në Prishtinë, ndërsa menjëherë në orët e mbrëmjes është stërvitja e parë nën urdhërat e selektorit të ri, suedezit Jesper Ostlund.

Ostlund dhe asistenti i tij, Jasmin Zhuta, tashmë kanë arritur në Kosovë.

Kombëtarja jonë do të përgatitet për ndeshjet me Britaninë e Madhe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Ndeshja e parë është të mërkurën prej orës 18:00 në Derby të Anglisë, ndërsa e kthimit më 2 nëntor nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kombëtarja do t’i ketë edhe dy stërvitje të hënën, ndërsa të martën udhëton për në Britani të Madhe.

Lajme tjera