Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të hënën e të martën seminari për trajnerë të grupmoshave të reja

Ekspertja nga Portugalia, Luisa Estriga, do të ligjërojë në seminarin për trajnerë të grupmoshave të reja që javën e ardhshme mbahet në “Hotel ONIX SPA” në Banjë të Pejës.

Seminari organizohet në kuadër të programit “Grassroots” të Federatës Evropiane të Hendbollit, pjesë e të cilit program tashmë është federata jonë.

Pos trajnerëve të grupmoshave të reja – fatosëve, pionierëve dhe kadetëve – në seminar do të marrin pjesën edhe mësimdhënësit e angazhuar në projektin “Hendbolli në Shkolla”.

Seminari mbahet të hënën e të martën, ndërsa pjesëmarrja është e obliguar.

Të hënën punimet e seminarit nisin në ora 11:00 dhe vazhdojnë deri në ora 15:45.

Të martën seminari fillon në ora 12:00 dhe zhvillohet deri në ora 15:00, kur edhe ndahen certifikatat.

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në shkollimin e kuadrit sipas trendeve të fundit të hendbollit evropian. Ky seminar shërben për këtë qëllim.