Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të premten ndeshja me Izraelin, fitorja synim i vetëm

Pas paraqitjes pozitive në fazën grupore, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll të premten e luan ndeshjen e parë për plasman përfundimtar në Kampionatin Evropian në Gjeorgji.

Vajzat tona luajnë për plasman prej pozitës së pestë deri në pozitën e tetë. Nga ora 10:45 është ndeshja me Izraelin, në të cilën synimi i vetëm i Kombëtares sonë është fitorja. Izraeli në fazën grupore e kishte një fitore e tri humbje., ndërsa Kombëtarja jonë i kishte dy fitore e dy humbje. Për plasman prej vendit të pestë deri në vendin e tetë garojnë edhe Luksemburgu dhe Britania e Madhe.

Ndeshjet përfundimtare janë të dielën.

Fazën e parë, Kombëtarja jonë e përfundoi në vendin e pestë prej dhjetë kombëtareve sa janë në Evropianin B. Synohen edhe dy fitore të tjera për plasmanin më të mirë të deritashëm në Kampionate Evropiane.

Vajzat tona fituan bindshëm ndaj Bullgarisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa pësuan nga Ukraina dhe Sllovakia. Në fakt vetëm pjesë e dytë e ndeshjes me Ukrainën ishte nën nivelin e pritur. Pjesa e parë e asaj ndeshjeje ishte plotësisht e barabartë.

Me Sllovakinë, që është favorite për triumf, vajzat tona luajtën ndeshje të fortë dhe plotësisht të barabartë nga fillimi e deri në fund. Vetëm në minutat e fundit Sllovakia u shkëput në rezultat për fitore 26:22.