Të shtunën në Istog grumbullohet Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë).
Hendbollistët tanë do të përgatiten për kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026.
Punën me hendbollistët e Kombëtares U18 do ta udhëheqë Bujar Qerimi, koordinator i grupmoshave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Kombëtarja jonë është në grup sfidues, së bashku me Italinë, Rumaninë e Turqinë.
Ndeshjet zhvillohen prej 31 tetorit deri më 2 nëntor në Ankara të Turqisë.
Për lojtarët e Kosovës U18 do të jetë një përvojë shumë e vlefshme për karrierën e mëtejme në hendboll.
Lista e zgjeruar
| Emri Mibemri | Klubi |
| Ajan Muqolli | KH BESA Famgas |
| Ali Bajqinovci | KH Prishtina |
| Arbian Thaqi | HSC 2000 Coburg (GER) |
| Art Parduzi | Metz Handball (FRA) |
| Bled Gjuka | KH BESA Famgas |
| Butrint Miftari | KH Trepça |
| Diar Zekaj | KH Deçani |
| Eltijon Hoxha | TG Landshut (GER) |
| Erdrin Bajramaj | KH Prishtina |
| Erin Bajoku | KH Llapi |
| Erion Bajramaj | KH Prishtina |
| Eris Beqiri | KH Trepça |
| Florent Mavraj | KH Istogu |
| Leart Xhylani | TSV ROT-Malsch (GER) |
| Leon Kelmendi | TSV Weinsberg (GER) |
| Lorik Kelmendi | TSV Weinsberg (GER) |
| Lum Xhemajli | KH Prishtina |
| Olt Bajrami | KH BESA Famgas |
| Orges Mavraj | KH Istogu |
| Valdrin Rashica | KH Vushtrria |
| Xhafer Alimusaj | KH Deçani |