Tereza nuk ka lejuar befasi dhe e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Tereza e mposhti Besën me dhjetë gola dallim, 42:32.
Tereza e Obiliqit tani i ka dy fitore e një humbje. Besa e pësoi humbjen e katërt.
Tamara Aragon i shënoi 11 gola për Terezën. Arjeta Imeraj i realizoi shtatë, ndërsa nga gjashtë i shtuan Orgesa Gola e Melike Ipçi.
Besës nuk i mjaftuan dhjetë golat e Samanda Konjuhaj dhe nëntë të Edona Radoniqit.