Të shtunën u luajtën dy ndeshje të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Fillimisht Tereza e Obiliqit fitoi 41:31 ndaj Prishtinës në kryeqytet. Për Terezën është fitorja e parë këtë edicion, e për Prishtinën humbja e dytë.
Arjeta Imeraj udhëhoqi Terezën me dhjetë gola. Tetë i shënoi Kaltrina Paci e shtatë Tamara Christ Aragon.
Te Prishtina, Celine Tolno Sia i realizoi 13 gola, Burneta Rama dhjetë e Angelika Luberecka shtatë.
Ndërkohë Ferizaj e ka fituar bindshëm përballjen e qytetit ndaj Kastriotit. Rezultati në fund ishte 40:14 për Ferizajn.
Shkurte Mehmeti e Shijesa Zeneli i shënuan nga shtatë gola për Ferizajn, kurse gjashtë i realizoi Lorena Matarova.
Nikelina Franca i shënoi pesë gola për Kastriotin, derisa tri i kishte Verona Muhaxheri.
Ferizaj e shënoi fitoren e dytë.