Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tjetër fitore dramatike e Vëllaznimit

Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar tjetër fitore dramatike në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Prishtinën me gol të sekondave të fundit, me rezultat 39:38. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së gjashtë.

Golin e fitores e shënoi Ardi Halili, fare në fund. Në minutën e 59-të, rezultat ishte 37:37. Albi Gjuka shënoi për epërsinë 38:37 në të mirë të Prishtinës. Për 38:38 shënoi Florian Rexha e më pas Halili vendosi rezultatin përfundimtar.

Halili e përfundoi ndeshjen me 10 gola. Nëntë i kishte Luigj Kolaj e shtatë Florian Rexha. Me pesë gola kontribuoi Çlirim Rama.

Te Prishtina nga 12 gola i shënuan Enis Kuleta e Albi Gjuka. Shtatë i realizoi Ylli Visoka.

Vëllaznimi ka katër fitore e një humbje dhe mban pozitën e dytë me tetë pikë.

Prishtina mbetet me një fitore, kurse e pësoi humbjen e tretë.

Lajme tjera