Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tjetër fitore për Kastriotin

Kastrioti i është kthyer me fitore garës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, Kastrioti i Ferizajt e mposhti Vushtrrinë me rezultat 47:38.

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së shtatë të Superligës së hendbollistëve.

Adonit Isufi i shënoi plot 11 gola për ferizajasit. Shtatë i realizoi Gentrit Brahimi e pesë Jeton Bislimi.

Te Vushtrria bindshëm më efikasi ishte Egzon Ademi me 16 gola. Tetë i shënoi Bleon Gela.

Për Kastriotin ishte fitorja e pestë nga gjashtë ndeshje. Udhëheq në tabelë me 10 pikë. Vushtrria mbetet skuadra e vetme pa pikë.

Të enjten janë ndeshjet Prishtina – Trepça dhe Rahoveci – Llapi.

Lajme tjera