Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça fiton ndeshjen interesante me Vushtrrinë, pikë të reja për Besa Famgasin

Trepça e ka fituar ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të enjten mbrëma në palestrën “Minatori”, Trepça fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 38:29.

Ndeshja megjithatë ishte interesante deri në dhjetë minutat e fundit kur vendasit bënë shkëputje të madhe në rezultat. Në fakt “xehetarët” ishin vazhdimisht në epërsi, por vushtrriasit nuk janë dorëzuar.

Sali Maxhera udhëhoqi Trepçën me 11 gola. Nga gjashtë i shënuan Amar Mujka e Eris Beqiri, ndërsa pesë i kishte Ermir Januzi.

Te Vushtrria 11 gola i shënoi Egzon Ademi. Nga pesë i shënuan Arjanit Hyseni e Muhamed Halili.

Për Trepçën është fitorja e dytë.

Vushtrria e pësoi humbjen e pestë.

Të enjten u zhvillua edhe ndeshja mes Llapit e Besa Famgasit.

Skuadra pejane fitoi me rezultat 43:21.

Edonis Hajra i shënoi 10 gola për Besa Famgasin, derisa Blerton Hasani i shënoi tetë gola për llapjanët.

Besa Famgasi e shënoi fitoren e tretë. Llapi e pësoi humbjen e tretë.

Derbi i xhiros mes Kastriotit dhe Rahovecit zhvillohet të shtunën.

Lajme tjera