Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça mposht Prishtinën në “Minatori”, fiton edhe Rahoveci

Trepça e ka fituar ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të enjten mbrëma në palestrën “Minatori”, Trepça e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 40:33.

Prishtina ishte vendase, por ndeshja megjithatë u zhvillua në Mitrovicë.

Që nga fillimi Trepça ka dominuar, për të fituar në fund me shtatë gola dallim.

Më efikasi te Trepça ishte Eris Beqiri me 14 gola. Sali Maxhera e Matheus Henrique i kishin nga nëntë, kurse me shumë pritje u dallua Mike Rahbek.

Albi Gjuka i realizoi nëntë gola për Prishtinën, derisa shtatë i kishte Lum Xhemajli.

Trepça e shënoi fitoren e tretë, derisa Prishtina e pësoi humbjen e katërt.

Të enjten luajti edhe kampioni, Rahoveci, që fitoi në Podujevë ndaj Llapit me rezultat 43:26.

Arbios Mushkolaj i shënoi 13 gola për “vreshtarët”, kurse Granit Kadiri i shtoi 11. Te llapjanët nga pesë gola i realizuan Blerton Hasani e Endrit Havolli.

Rahoveci i ka 10 pikë në vendin e parë, sa edhe Kastrioti në të dytin.

Llapi i ka dy pikë.

Lajme tjera