Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U hap NLB Kampi Veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Të hënën është hapur NLB Kampi Veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Hapja solemne e kampit tradicional është bërë në palestrën “Dresha” në Banjë të Pejës. Hapjen solemne të Kampit Veror e bënë presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, dhe përfaqësuesja e NLB Bankës, Dafinë Blakaj.

Për pesë ditë në Kampin Veror do të punojnë mbi 60 hendbollistë të talentuar. Më pas, për pesë ditë të tjera punojnë vajzat.

Drejtor teknik i kampit është Isak Osmani. Koordinator i punës me djem është selektori Kombëtares A të Kosovës, Bujar Qerimi. Me hendbollistët e rinj do të punojnë edhe trajnerët Besim Shala e Albi Gjuka.

Koordinator i punës me vajza është Faruk Shala, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.