Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U mbajt kursi i radhës për administratorë të sportit

Në fundjavë është mbajtur kursi i radhës për administratorë sportivë, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të shumë klubeve të hendbollit.

Kursin e ka organizuar Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike. Kanë ligëruar drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX), anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Stavri Bello, dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit u trajnuan në hartimin e planeve strategjike për organizatat sportive dhe në përmbyllje u pajisën me certifikata të lëshuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Federata e Hendbollit e Kosovës i kushton rëndësi shkollimit të vazhdueshëm të kuadrit të saj dhe përfaqësuesve të klubeve. Pos shkollimit për trajnerë, në bashkëpunim me KOK-un dhe palë të tjera mbahen trajnime edhe për punëtorë sportivë.