Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ujkiq: Superkupa, dëshmi e nivelit që kemi

Suzana Ujkiq për herë të parë e ka udhëhequr si kapitene skuadrën e Istogut në fushën e lojës në një ndeshje për trofe.

Të shtunën mbrëma Istogu e siguroi Superkupën e Kosovës për herë të tretë, duke e mposhtur Ferizajn në “Bill Clinton”.

Pivotja Suzana Ujkiq ishte prej lojtareve të dalluara të skuadrës istogase. Istogu është kampion në fuqi dhe fitues në fuqi i Kupës së Kosovës në hendboll.

“Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin tim. Treguam forcë, bashkëpunim dhe zemrën e madhe që kemi. Së bashku arritëm të ngremë kupën lart. Trofeu i Superkupës është dëshmi e punës së përbashkët dhe e përkushtimit të secilës lojtare. Edhe pse nuk patëm kohën e duhur që të përgatitemi, jemi shumë të lumtura që nisëm me trofe. Shpresoj se do të vazhdojmë njëjtë këtë edicion garues – me suksese të reja në skenën vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Suzana Ujkiq.

Lajme tjera