Ulpiana është kampione e Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Skuadra lipjanase i fitoi të gjitha 16 ndeshjet, duke dominuar gjatë gjithë edicionit.
Ndeshjen e fundit Ulpiana e luajti të premten mbrëma. Fitoi ndaj skuadrës prizrenase CLICK.
Ulpiana në edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën e Kosovës.
Ndërkohë në plejaut përballen Prishtina e Dukagjini.
Kupën e kampionit për skuadrën e Ulpianës e dorëzoi anëtarja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Shemsa Sadiku.