Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, këtë mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në program është xhiroja e katërt.
Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Pejë. Takohen Besa dhe Tereza, ndërsa pritet ndeshje interesante.
Tereza e ka një fitore e një humbje, ndërsa Besa ka humbur tri ndeshjet e deritashme.
Të enjten janë tri ndeshje të tjera. Kampioni Istogu luan në udhëtim tek Ulpiana dhe vlerësohet favorit. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00.
Në termin të njëjtë është edhe takimi Shqiponja – Samadrexha. Kjo pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros. Zhvillohet në Gjakovë.
Prej orës 18:00 takohen Kastrioti e Prishtina.
Para ndeshjeve të ekipeve seniore zhvillohen ndeshjet e kadeteve.