Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vazhdon Superliga, në mesjavë ndeshjet e xhiros së shtatë

Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, këtë mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Në program është xhiroja e shtatë.

Të mërkurën është ndeshja mes Vushtrrisë dhe Kastriotit. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

Dy ndeshje tjera janë të enjten. Nga ora 19:00 në Podujevë takohen Rahoveci dhe Llapi. Kampioni aktual, Rahoveci, është vendas, por ndeshja luhet në Podujevë për shkak se palestra “Mizahir Isma” është në shërbim të KQZ-së.

Nga ora 19:30 është ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës. Kjo ndeshje luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Besa Famgas – Vëllaznimi është ndeshja tjetër e xhiros së shtatë.

Lajme tjera