Të dielën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final 8 të Ligës së Pioniereve të Kosovës në hendboll.
Në ndeshjen e parë u përballën Istogu U16 dhe Vushtrria U16. Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 23:19.
Eliza Shabani i shënoi 14 gola për Vushtrrinë, katër i kishte Jusra Begu e tri Suela Vilanci.
Tek Istogu u dalluan Elsa Shala e Rina Bytyqi me nga shtatë gola.
Me katër gola dallim fitoi edhe Besa ndaj Prishtinës. Rezultati i gjysmëfinales së dytë ishte 25:21 për skuadrën pejane.
Klea Kelmendi i shënoi 11 gola për Besën. Pesë i shtoi Erda Macula. Te Prishtina më efikasja ishte Era Shaljani me nëntë gola. Pesë i realizoi Lorena Bajrami.
Të hënën ndeshja për vend të tretë mes Istogut e Prishtinës zhvillohet nga ora 16:30. Finalja mes Vushtrrisë e Besës është nga ora 18:00. Edhe ndeshjet vendimtare zhvillohen në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.